dush
DUSH m.
1. Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura; kthinë e veçantë ku është vendosur ky mjet. Dhoma e dushit. Dhomë me dush (në hotel). Lahet në dush. Ka katër dushe.
2. Larja e trupit me anë të këtij mjeti. Dush me ujë të ngrohtë (të ftohtë). Bëri një dush.
3. fig. Qortim a këshillim ose njoftim etj. që e sjell dikë në vete. I dha një dush të mirë. Për të qe një dush i ftohtë.