DUSHK m.

1. bot. Dru i lartë pyjor me kurorë të dendur, me gjethe të shumta e të dhëmbëzuara, që lidh lende dhe që e ka lëndën mjaft të fortë e të rëndë; emërtim i përgjithshëm i disa llojeve drurësh që kanë tipare të tilla të afërta (si p.sh. rrënja, bunga, qarri, shpardhi, valanidhi etj.); lis. Dushk i ri. Gjethe (degë, dru, lende) dushku. Prush (hi) dushku. Pyll me dushqe.

2. Lënda e këtij druri që përdoret për ndërtim, për të bërë orendi etj. Dollap dushku. Qymyr dushku.

3. përmb. Degë të vogla me gjithë gjethe, të prera prej këtij druri, që grumbullohen për dimër si ushqim për bagëtinë. Mullar me dushk. Preu (bëri, vuri) dushk. I ushqen me dushk.

4. vet. krahin. Gjethet që mbështjellin kallirin e misrit, lëpushkat e misrit.

5. krahin. Duhan vjeshtak shumë i butë. Dushku i vjeshtës.

  • Bëhet dushk thahet; bëhet shkrumb. Çau dushkun (ferrën) shih te ÇAJ. Ia fut dushk thjeshtligj. flet pa u menduar mirë, flet kot, ia fut katundit. Fushk në dushk shih te FUSHK,~U. I dha dushkun dikujt e përzuri dikë nga shtëpia; i dha duart. Mbjell në dushk nuk punon ashtu si duhet, nuk bën punë të pastër, punon shkel e shko. Ua hoqën dushkun fjalëve folën hapur, troç, i thanë gjërat ashtu siç janë. Shkoi dushk për gogla shkoi kot, shkoi për dhjamë qeni. Lule dushku bot. shih te LUL/E,~JA.