DYFAQËSH mb.

1. Që përbëhet nga dy faqe, që ka dy faqe a dy anë.

2. gjeom. Që kufizohet nga dy gjysmërrafshe, të cilët kanë një brinjë të përbashkët. Figurë dyfaqëshe. Kënd dyfaqësh.

3. fig. Që e fsheh fytyrën e vërtetë, që është me dy faqe a me dy fytyra; që është karakteristik për një njeri të tillë; që bëhet për të mbuluar qëndrimin a qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët; hipokrit. Njeri dyfaqësh. Politikë (taktikë) dyfaqëshe. Qëndrim dyfaqësh.

4. si em. ~, ~I m. ~A, ~AT gjeom. Figurë dyfaqëshe; kënd dyfaqësh. Dyfaqësha të barabartë. Dyfaqësha të kundërt dyfaqësha me faqe që shtrihen njëra pas tjetrës. Dyfaqësha të bashkëmbështetur dyfaqësha që kanë një faqe të përbashkët dhe të tjerat që shtrihen njëra pas tjetrës. Faqet e dyfaqëshit. Brinja e dyfaqëshit.