dyfek
DYFEK m. vjet.
shih PUSHK/Ë,~A 1-6. Tyta (qyta) e dyfekut. Rripi i dyfekut. Dyfek me gjalmë. Qëlloi me dyfek. Sa dyfekë bëheshin? Shkëmbyen ca dyfekë. Nisi (krisi, plasi) dyfeku. I futi dyfekut shtëpisë i futi grindjen, përçarjen shtëpisë.
- Bëri dyfek (pushkë) shih te BËJ. Dyfek (pushkë) me çark shih te ÇARK,~U. Dyfek i palosur mospërf. shih te PALOSUR (i, e). Në flakë të dyfekut (të pushkës) shih te FLAK/Ë,~A. Është i dyfekut (i pushkës) shih te PUSHK/Ë,~A. E ka dyfekun me dikë e ka inatin a zemërimin me dikë. Përgjak dyfekun shih te PËRGJAK. I vuri (i ktheu) dyfekun (pushkën) dikujt shih te PUSHK/Ë,~A. Është bërë për t'i rënë me dyfek (me pushkë, me kobure) është tharë shumë, është shumë i fortë (për bukën a diçka tjetër që hahet). I duket hunda dyfek keq. i duket vetja trim; është mendjemadh. Mbeti si dyfeku pa lloz shih te LLOZ,~I. Plasi Muçoja për dyfek tall. thuhet për dikë që ka dëshirë a ambicie të madhe për t'u ngritur në pozitë e për të komanduar etj. Qan dyfeku për zot iron.
a) përdoret kur dikush është vrarë dhe e ka lënë armën pa zot;
b) përdoret kur armën e mban dikush që është frikacak. I rrihte dyfeku lart dikujt keq. e mbante veten më të madh. Një shenjë (një nishan) dyfeku (pushke) larg shih te PUSHK/ Ë,~A. E vuri në majë të dyfekut dikë e shtrëngoi të fliste ose të bënte diçka që donte ai; i vuri lakun në fyt. S'të lënë topat të dëgjosh dyfekët fj. u. shih tek TOP,~I. E mori vesh (e kuptoi) ku i shtinte dyfeku ia mori vesh qëllimet, e kuptoi se çfarë donte, e kuptoi se ku e kishte fjalën a hallin. Ia vuri (ia shkoi) këmbët në rrip të dyfekut e ndëshkoi rëndë, e dënoi rreptë. Dyfek (pushkë) me dollap usht., vjet. shih te PUSHK/Ë,~A.