dyfishtë
DYFISHTË mb.
1. Që përbëhet nga dy pjesë, nga dy shtresa, nga dy fije etj. të njëjta ose të ngjashme. Tel (fill) i dyfishtë. Portë (dritare) e dyfishtë. Gjuhëz e dyfishtë. Zanore (bashkëtingëllore) e dyfishtë. gjuh. Thyesë e dyfishtë. mat. thyesë që i ka numëruesin dhe emëruesin thyesa.
2. Që është edhe një herë më i madh, që është dy herë më e madhe se diçka tjetër që merret si bazë. Sasi (madhësi) e dyfishtë. Punë e dyfishtë.
3. Që ka lidhje me dy anë, me dy sende, me dy dukuri etj.; që bëhet nga dy anë, nga dy drejtime etj. Fitore e dyfishtë. Shfrytëzim i dyfishtë. Shtypje e dyfishtë. Varësi e dyfishtë. Kontroll (kujdes) i dyfishtë. Qëllim i dyfishtë. Gabim i dyfishtë. Lidhje e dyfishtë. kim. lidhje e dy atomeve të një lënde me dy çifte të përbashkëta elektronesh. Ka rëndësi të dyfishtë.
4. Që mund të bëhet në dy mënyra, në dy trajta etj.; që ka dy mundësi zgjidhjeje. Zgjidhje e dyfishtë.
5. Që shfaqet në dy mënyra a në dy forma të ndryshme, zakonisht të kundërvëna njëra me tjetrën; që bëhet për të mbuluar qëndrimin a qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët, dyfaqësh. Politikë e dyfishtë. Qëndrim i dyfishtë. Lojë (taktikë) e dyfishtë.
6. Që mund të merret edhe ndryshe, që shpreh edhe diçka tjetër të nënkuptuar. Fjalë me kuptim të dyfishtë.
- Yll i dyfishtë astr. shih tek YLL,~I 1. Shartim i dyfishtë bujq. shih te SHARTIM,~I. Kryqëzim i dyfishtë bujq. kryqëzim i dytë i një lloji a varieteti që ka dalë nga një kryqëzim i mëparshëm, kryqëzim mbi kryqëzim.