dylbi
DYLBI f.
Përdorëse e vogël që përbëhet nga dy gypa të vendosur krahas njëri-tjetrit e të pajisur me thjerrëza dhe që ndihmon për t'i parë më afër e më qartë sendet e largëta; tejqyrë. Dylbi fushe. Dylbi teatri. Sheh me dylbi.
- I sheh me dylbi (gjërat) dikush i sheh punët nga larg, nuk i njeh mirë çështjet me të cilat merret a për të cilat flet, nuk është brenda e nuk e njeh thelbin e çështjeve. Ta shikosh me dylbi! iron. shih te SHIKOJ.