dyluftim
DYLUFTIM m.
1. Luftim me armë ndërmjet dy vetave sipas disa rregullave e kushteve të caktuara qysh më parë, luftim me armë vetëm për vetëm ndërmjet dy kundërshtarëve. Dy luftim me shpatë (me kobure). Kushtet e dyluftimit. Sheshi i dyluftimit. Bënë dyluftim. E thirri (e vrau) në dyluftim. Doli në dyluftim.
2. Luftim me armë ndërmjet dy ushtrive a dy palëve; shkëmbim zjarri me artileri ndërmjet dy palëve kundërshtare. Dyluftim i ashpër. Dyluftim artilerie.
3. sport. Përpjekje, luftë e ashpër vetëm për vetëm ndërmjet dy lojtarëve a atletëve kundërshtarë që marrin pjesë në një ndeshje a në një garë.
4. Grindje e ashpër dhe e hapët ndërmjet dy vetave; ballafaqim mendimesh, pikëpamjesh etj. Ndërmjet dy palëve, me sulme të dyanshme, debat i ashpër. Dy luftim diplomatik. Dyluftim me fjalë.
5. fig. Luftë e brendshme midis dy dëshirave, dy ndjenjave ose dy mendimeve të kundërta. Dyluftim i brendshëm. Dyluftim në ndërgjegje.