DYNDJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DYND, DYNDEM. Dyndja e malësorëve. Dyndja e pushtuesve të huaj. Dyndja e madhe e popujve. hist. shpërnguljet e fiseve gjermane, vandale, hune, sllave etj. në shekujt III-VII, që vërshuan në zotërimet e Perandorisë Romake dhe luajtën një rol të rëndësishëm për shkatërrimin e saj.

2. Shumicë e madhe njerëzish që shpërngulen diku ose që vërshojnë në një drejtim të caktuar. Dyndjet e barbarëve. hist. Dyndjet e sllavëve. hist.