DYZIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DYZOJ, DYZOHET.

2. Lëkundje a qëndrim i pavendosur midis dy gjërave a dy anëve, mëdyshje. Dyzim i thellë. Me (pa) dyzim. Ka (plot) dyzime.

3. Prani a bashkëjetesë në të njëjtën kohë e dy sendeve, e dy dukurive, e dy trajtave, e dy mënyrave etj., që shpesh kundërshtojnë ose përjashtojnë njëra-tjetrën.

4. gjuh. Dysor. Ka edhe dyzime.