egërsuar
EGËRSUAR mb.
1. Që është bërë më i egër (për një kafshë); që është zemëruar a është inatosur shumë; që është bërë shumë i ashpër e i vrazhdë; që shpreh egërsi. Kafshë e egërsuar. Me pamje të egërsuar.
2. Që është bërë më i ftohtë a më i ashpër (për motin); që ka filluar të ketë dallgë të mëdha, i tërbuar (për detin, lumin etj.). Mot i egërsuar. Det (lumë) i egërsuar.