ehu
EHU pasth.
Përdoret kur shprehim mospërfillje, mosbesim, nënvlerësim a përçmim për dikë a për diçka ose zemërim a mërzitje për shkak të dikujt a të diçkaje etj. Ehu, edhe ti gjithnjë po këto gjëra thua! Ehu, ç'më mërzite! Ehu, sa miza janë, nuk bëjnë mjaltë! fj.u. Ehu, ia paske ngenë edhe ti!