EKSKURSION m.

Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj. ose për t'u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion.