EKSPANSION m.

Zgjerimi i kufijve a i zotërimeve të një shteti imperialist e i një shteti tjetër kapitalist duke pushtuar tokat e vendeve të tjera; zgjerimi i sferës së ndikimit dhe të sundimit ekonomik, ideologjik, politik, kulturor etj. nga ana e shteteve imperialiste ose e grupeve monopoliste në një vend tjetër të huaj, duke përdorur dhunën ose me mënyra të ndryshme mashtruese; shtrirje. Ekspansion tokësor (detar). Ekspansion ushtarak (politik, ideologjik, ekonomik). Ekspansioni imperialist. Politikë ekspansioni.