EKSPEDITË f.

1. Vajtja e një grupi prej disa vetash (me mjetet e me pajisjet e nevojshme) në një vend të caktuar për qëllime kërkimore, studimore ose për të plotësuar detyra të veçanta; grupi i pjesëmarrësve që kryen detyra të tilla. Ekspeditë shkencore (mësimore). Ekspeditë gjeologjike (arkeologjike, gjuhësore, folklorike). Ekspeditë dymujore. Udhëheqësi (përgjegjësi) i ekspeditës. Organizoj (kryej) një ekspeditë.

2. usht. Operacion ushtarak i një ushtrie pushtuese; trupat ushtarake që marrin pjesë në këtë operacion ose që dërgohen diku për një qëllim të caktuar. Ekspeditë ushtarake. Ekspeditë ndëshkuese (ndëshkimore).