EKSPOZITË f.

Tërësia e veprave të arteve figurative, e botimeve të ndryshme, e gjedheve të prodhimeve industriale, bujqësore etj. të vendosura në një ndërtesë të veçantë ose në një vend të dukshëm, në mënyrë që të shihen nga njerëzit; vendi (ndërtesa etj.) ku vendosen këto objekte. Ekspozitë kombëtare (ndërkombëtare). Ekspozitë industriale (bujqësore). Ekspozitë fotografike. Ekspozitë e përhershme (e përkohshme). Ekspozitë lëvizëse. Ekspozita e arteve figurative.