EKSPOZOJ kal.

1. Vendos në ekspozitë vepra të arteve figurative, botime të ndryshme, gjedhe prodhimesh industriale, bujqësore etj. për t'i parë njerëzit. Ekspozoj piktura (skulptura, prodhime bujqësore).

2. Vë diçka në një vend të dukshëm a në një vitrinë për ta parë të tjerët; paraqit përpara të tjerëve diçka, e vë diku që të bjerë në sy; zbuloj diçka të mbuluar; nxjerr jashtë (në dritë a në ajër). Ekspozoj mallrat (në dyqan). Ekspozoj librat. Ekspozoj lodrat për fëmijë.

3. fig. libr. Paraqit diçka para të tjerëve duke e shpjeguar a duke e përshkruar, shtjelloj; nxjerr në shesh diçka ose zbuloj para të tjerëve një anë të dobët të dikujt. Ekspozoj një program pune. E ekspozoi keqas para të tjerëve.