ekspres
EKSPRES mb. libr.
1. Që i dërgohet shpejt a më parë se zakonisht atij që i drejtohet (për një letër, telegram etj.). Letër (telegram) ekspres.
2. Që shkon shpejt e nuk ndalet në shumë stacione (për një mjet transporti). Tren ekspres. Aeroplan ekspres.
3. Që bëhet në një aparat të posaçëm me avull e aty për aty (zakonisht për kafenë). Kafe ekspres.
4. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Mjet transporti (tren, aeroplan etj.) ekspres; kafe ekspres. Udhëtoj me ekspres. Pi një ekspres.