ekstensiv
EKSTENSIV mb. libr.
Që shtrihet në gjerësi e jo në thellësi; që nuk është përqendruar në një drejtim të caktuar, por është i përndarë; që ka të bëjë me rritjen në sasi. Ekonomi ekstensive. Bujqësi ekstensive bujqësi që zhvillohet kryesisht duke zgjeruar sipërfaqen e tokave të punueshme, pa bërë përpjekje të mëdha për ta ripërtërirë e shtuar fuqinë prodhuese të tyre. Blegtori ekstensive blegtori që bazohet në kullotën e lirë, në natyrë. Zhvillim ekstensiv.