ekstrem
EKSTREM mb. libr.
1. I skajshëm; më i tejmë, më i fundit. Kufiri (caku) ekstrem. Pika ekstreme.
2. Që kalon çdo masë, që s'ka ku të shkojë më tej, i jashtëzakonshëm; që bëhet me një ashpërsi të tepruar, tepër i rreptë. Veprim ekstrem. Dënim ekstrem.
3. Që ka një program politik tepër të skajshëm në një drejtim të caktuar ose që paraqitet si i tillë (për grupet a partitë politike). E majta (e djathta) ekstreme.