EKSTREMIST m. libr.

Ai që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ai që e kalon çdo masë në gjykimet, në mendimet e në veprimet e veta; pasues dhe përkrahës i ekstremizmit. Ekstremistët e majtë (e djathtë). Ekstremistët liberalë.


EKSTREMIST mb. libr.

Që ka të bëjë me ekstremizmin ose me ekstremistin, që është karakteristik për ekstremizmin ose për ekstremistin; që mbështetet në ekstremizëm. Grupe (qarqe, parti) ekstremiste. Gazetë ekstremiste. Politike (pikëpamje, parullë, tezë) ekstremiste. Qëndrim ekstremist.