ekuilibër
EKUILIBËR m. libr.
1. shih BARASPESH/Ë, ~A. Ekuilibër i qëndrueshëm. Ekuilibër fizik (kimik). Ekuilibri i sferës. Ekuilibri i forcave.
2. Qëndrim pingul i palëvizshëm; gjendja e trupit a e diçkaje tjetër në këtë qëndrim. Ekuilibri i trupit. Trari i ekuilibrit. sport. Mbaj (ruaj) ekuilibrin. Rri në ekuilibër. Humbas (prish) ekuilibrin.
3. fig. Raport pak a shumë i qëndrueshëm që krijohet ndërmjet dy a më shumë dukurive të kundërta; gjendje qëndrueshmërie, qetësie a harmonie. Ekuilibër ekonomik (politik). Vendos ekuilibrin ndërmjet prodhimit dhe konsumit.
4. Gjendje normale mendore a psikike e njeriut, kur ai gjykon e vepron në mënyrë të matur, të peshuar mirë e pa lëkundje. I mungon ekuilibri. S'ka ekuilibër.