EKZEKUTOJ kal.

1. libr. Zbatoj, përmbush, e vë në jetë diçka (një ligj, një vendim, një urdhër etj.). Ekzekutoj vendimin. Ekzekutoj urdhrin. Ekzekutoj me përpikëri.

2. drejt. Zbatoj dënimin me vdekje të dikujt, pushkatoj, var etj. një të dënuar. E ekzekutuan me pushkatim (me varje).

3. muz. Luaj a interpretoj një vepër muzikore. Ekzekutoj një këngë (një valle). Ekzekutoj me violinë. Ekzekutoj në piano.

4. sport. Bëj një varg lëvizjesh të caktuara etj. Ekzekutoj një ushtrim gjimnastikor.