ekzistencializëm
EKZISTENCIALIZËM m.
Rrymë filozofike idealiste e epokës së imperializmit, që e paraqit jetën si diçka të kotë e shterpe, e shkëput dhe e veçon njeriun nga shoqëria e nga realiteti dhe e mbyll në vetvete, ushqen pesimizmin dhe frikën e përjetshme para vdekjes, e quan njeriun të dobët e të pafuqishëm para forcave të natyrës e të shoqërisë etj.; drejtim reaksionar idealist e dekadent në letërsinë e artet e epokës së imperializmit, përfaqësuesit e të cilit krijojnë vepra në frymën e kësaj rryme filozofike.