EKZOTIK mb. libr.

1. Që ka ardhur nga vise të largëta dhe që nuk është i zakonshëm për vendet evropiane; që ka të bëjë me natyrën dhe me kulturën, me traditat, me zakonet etj. të vendeve të largëta e pak të njohura. Vende (vise) ekzotike. Bimë (kafshë) ekzotike. Natyrë ekzotike. Bukuri ekzotike. Valle ekzotike.

2. fig. Tepër i rrallë e i veçantë; që ka tipare tepër të rralla e të jashtëzakonshme, të cilat të ngjallin habi. Veshje ekzotike. Muzikë ekzotike. Pamje (paraqitje) ekzotike.