EMËROR mb.

1. Që përmban një varg emrash. Listë emërore. Treguesi emëror.

2. fin. Që bëhet a që jepet në emër të dikujt. Depozitë emërore. Çek emëror.

3. gjuh. Që ka të bëjë me emrin, që i përket emrit, i emrit; që ka vlerën e emrit, që është baras me një emër; që ka në përbërjen e vet një emër si pjese kryesore. Mbaresat emërore. Kallëzues emëror. Fjali emërore. Përdorim emëror.