emërues
EMËRUES m. mat.
Numri i poshtëm i një thyese që tregon se në sa pjesë është ndarë një njësi. Emëruesi i thyesës. Kthej në emërues të përbashkët.
- Gjejmë një emërues të përbashkët libr. i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Sjell (kthej) në një emërues të përbashkët libr. i sheshoj, i rrafshoj gjërat, gjej një bazë të përbashkët, i bëj të ngjashëm nga një pikëpamje.
EMËRUES mb. gjuh.
Emërtues.