EMISAR I m.

Njeri që dërgohet diku nga një shtet a nga një organizatë politike me detyra të posaçme, sidomos të fshehta. Emisar politik. Emisar fuqiplotë (i posaçëm). Emisar i imperializmit.


EMISAR II m. tek.

Kanal nëpër të cilin kalon e derdhet në det a diku gjetkë uji i një kënete, i një liqeni etj. Emisari kryesor. Emisari i Tërbufit.