empirizëm
EMPIRIZËM m.
1. filoz. Rrymë filozofike që pranon si të vetmin burim të dijes perceptimin me anë të shqisave, përvojën e praktikën dhe që nënvlerëson ose mohon krejt rëndësinë e të menduarit abstrakt dhe të përgjithësimeve teorike. Empirizëm materialist (idealist).
2. libr. Metodë pune ose prirje për të vepruar duke u mbështetur vetëm në përvojën a në praktikën dhe jo në njohuritë e në përgjithësimet teorike; veprimtari empirike. Empirizmi në mjekësi. Shfaqje empirizmi.