END m. bot.

Pjalm. Endi i dardhës (i mollës).


END I kal.

1. Bashkoj kryq, gërshetoj fijet e perit që janë për së gjati me ato për së gjeri duke i rrahur fort për të bërë pëlhurë, stof, qilim etj. (në vegjë ose në tezgjah); bëj pëlhurë, cohë etj.; punoj në vegjë ose në tezgjah; kund. çend. End pëlhurë. End qilimin. End në vegjë (në tezgjah).

2. Thur (një shportë, një kurorë etj.) me thupra, me fije etj.

3. vet. veta III. Thur një pëlhurë të veçantë me fijet që nxjerr vetë, bën pëlhurë (për merimangën e krimbin e mëndafshit). Merimanga end pëlhurën.

4. fig. Krijoj a shestoj diçka; thur, trilloj. End vjersha (këngë). End intriga (komplote).


END II kal.

1. Hedh pa ndërprerje diçka në një drejtim të caktuar a në disa drejtime. End dritën (për hënën). End shikimin.

2. Bëj që të endet, e sjell rrotull. E endi ca ditë, pastaj i mbaroi punë.


END III jokal.

Çel lule, lulëzon; lidh kokërr (për pemët a për një bimë). Endi dardha (molla, kumbulla, arra). Endi lulja. Endi gruri.


END IV kal.

Lëshon vezët në diçka, e pështyn (për mizën). E ka endur miza mishin.