ENDËZ I f.

Pëlhurë merimange, cergë.


ENDËZ II f.

1. Endë.

2. zool. Vezët që lëshon miza në mish, në peshk etj.

3. zool. Lloj fluture e vogël, si mushkonja, që zakonisht fluturon në tufë bashkë me të tjera e që ushqehet kryesisht me nektarin e luleve. Endëza e pishës.


ENDËZ III f. vjet.

Masë gjatësie, e barabartë me perimetrin e kokës së njeriut, që përdorej për të matur pëlhurën, basmën etj. Një endëz. Dy endëza pëlhurë.