endacak
ENDACAK m.
1. Njeri i varfër që s'ka vendbanim të caktuar a të përhershëm, që s'ka plëng e shtëpi dhe sillet andej-këtej për të gjetur ndonjë punë a mjet jetese; ai që e ndërron shpesh vendin e banimit. Jetë endacaku.
2. Ai që bredh poshtë e lart pa punë a pa ndonjë qëllim të caktuar.
ENDACAK mb.
1. Që nuk ka vendbanim të caktuar a të përhershëm, që s'ka shtëpi; që e ndërron vazhdimisht vendin e banimit; që është karakteristik për një endacak. Njeri endacak. Fise endacake. Jetë endacake.
2. Që shtegton (për kafshët). Peshq endacakë.
3. Që bredh poshtë e lart pa punë a pa ndonjë qëllim të caktuar, që sillet kot.