EPËRSI f.

Të qenët më i madh në numër, në sasi etj.; të qenët më i mirë në cilësi, të qenët më lart në krahasim me dikë a me diçka; vetia e dikujt a e diçkaje që ka më shumë vlerë, aftësi, rëndësi etj. se dikush a diçka tjetër. Epërsi numerike (fizike, mendore, morale, ushtarake). Epërsi e dukshme. Epërsi absolute. Epërsia e rendit socialist. Ka epërsi.