epik
EPIK mb.
1. let. Që ka të bëjë me epikën, që i përket epikës; që shkruan vepra tregimtare. Gjini (poezi) epike. Vepër (poemë) epike. Figurë epike. Varg (stil) epik. Poet epik.
2. fig. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope. Luftë epike. Forcë epike.
3. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT. Krijues i veprave epike.