epiqendër
EPIQENDËR f.
1. spec. Zonë e sipërfaqes së Tokës që ndodhet mbi vatrën e tërmetit a të një shpërthimi bërthamor dhe ku tronditjet ndihen më të forta. Epiqendra e tërmetit. Epiqendra e një shpërthimi bërthamor.
2. fig. libr. Qendra kryesore nga ku përhapet diçka. Epiqendra e luftës (e kryengritjes). Epiqendra e veprimtarisë. Epiqendra e epidemisë. Është në epiqendër.