EPIROT m. kryes. hist.

Pjesëtar i popullsisë ilire të Epirit, që shtrihej në jug të Vjosës deri në gjirin e Ambrakisë (sot gjiri i Prevezës), banor i Epirit ose ai që e kishte prejardhjen nga Epiri. Shteti i epirotëve.


EPIROT mb. hist.

Që lidhet me Epirin ose me epirotët, që është karakteristik për Epirin ose për epirotët, i Epirit ose i epirotëve; që është krijuar nga epirotët. Fiset epirote. Shteti epirot. Qytetet epirote. Ushtria epirote. Kryengritësit epirote. Veshje epirote.