EPOKË f.

1. Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike, që dallohet nga disa tipare të veçanta zhvillimi; periudhë kohe që lidhet me një ngjarje të madhe a me një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e diçkaje. Epokë historike. Epoka e re (e sotme). Epoka jonë. Epoka e socializmit. Epoka e Skënderbeut. Epoka e Rilindjes. Epoka e zbulimeve të mëdha gjeografike. Epoka e gurit (e bronzit, e hekurit). hist. Nis (fillon) një epokë.

2. gjeol. Nënndarje e një periudhë gjeologjike.

3. astr. Çast i caktuar nga ku fillon të njehsohet koha e lëvizjes së një trupi qiellor.

  • Bëri epokë solli kthesë shumë të rëndësishme, shënoi një epokë të re.