epope
EPOPE f.
1. let. Lloj i letërsisë epike, poemë e madhe epike ose vepër e madhe tregimtare ku përshkruhen ngjarje e punë legjendare historike, që kanë të bëjnë me jetën e një populli a të një kombi. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope.
2. fig. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli. Epope e lavdishme. Epopeja e Luftës Nacionalçlirimtare. Epopeja e Krujës.