epror
EPROR m.
Ushtarak ose nëpunës që ka gradë, detyrë a përgjegjësi më të lartë se të tjerët dhe që ka të drejtë t'u japë urdhra atyre që punojnë nën drejtimin e tij. Urdhrat (udhëzimet) e eprorëve. E kemi epror.
EPROR mb.
Që ka gradë, detyrë a përgjegjësi më të lartë se të tjerët, që ka të drejtë t'u japë urdhra atyre që punojnë nën drejtimin e tij; që qëndron në një shkallë hierarkike më të lartë se të tjerët ose në shkallën më të lartë. Organ epror. Nëpunës epror. Oficer epror. Shtabi epror. Komanda eprore.