EPTIM m. gjuh.

Ndryshimi që pësojnë fjalët në trajtën e tyre gramatikore, kur hyjnë në lidhje me fjalë të tjera në fjali; mënyrat e një ndryshimi të tillë dhe tërësia e trajtave të fjalës gjatë këtij ndryshimi; mbaresa e një fjale që ndryshon kur lakohet a kur zgjedhohet. Eptim emëror (foljor, përemëror). Eptim i jashtëm mbaresat e trajtave gramatikore. Eptim i brendshëm ndryshimi i tingujve në rrënjën e fjalës, i cili jep një trajtë të re gramatikore. Eptim i shquar (i pashquar).