erëza
ERËZA I f. vet.
Bimë me erë të mirë ose gjethet, lulet e frytet e këtyre bimëve (si majdanozi, kopra, rigoni, piperi etj.), që shtihen në gjellë e në gatesa të tjera. Erëza natyrore. Erëza bimësh tropikale. Gjellë me erëza. I shtie (i hedh) erëza.
ERËZA II f. vet. euf, krah
Bajga të thata bagëtish. Ndizte zjarr me erëza.