ERRËSOJ kal.

1. E lë pa dritë a pa ndriçim diçka, e bëj të errët; ia dobësoj, ia pengoj e ia pres dritën, shkëlqimin etj.,e zë. Errësoj dhomën. Retë e errësuan diellin.

2. E bëj më të errët (një ngjyrë). Errësoj ngjyrën e gjelbër.

3. fig. E mbuloj, e fsheh ose e shtrembëroj me qëllim diçka, e paraqit diçka me ngjyra të errëta; ia ul vlerën e rëndësinë dikujt a diçkaje, hedh baltë mbi dikë a mbi diçka. Errësoi punën (meritat) e dikujt. Errëson realitetin. Do që të na errësojë fitoret e arritura.

4. fig. Lë prapa, ia kaloj dikujt në aftësi, në punë etj.

5. fig. E bëj të humbasë qartësinë mendore, e bëj të paaftë për të gjykuar në mënyrë të shëndoshë. I errëson mendjen (arsyen).