esencë
ESENCË f.
1. Lëng i avullueshëm, i cili nxirret zakonisht nga disa bimë me erë të mirë me anë të distilimit, të shtrydhjes etj. dhe që përdoret kryesisht në parfumeri, në farmaceutikë e në industrinë ushqimore. Esencë natyrore (artificiale). Esencë trëndafili (kanellë, portokalli, mandarine, kafeje, sherbele). Esencë lulesh (bimësh).
2. fig. Vetia më e rëndësishme e diçkaje, tipari më i qenësishëm i diçkaje, ajo gjë që përbën natyrën a thelbin e diçkaje, thelbi, qenësia. Esenca e gjërave. Esenca e veprës. Esenca e revolucionit.