ESHKOSET vetv.

1. Thahet shumë bëhet si eshkë; thahet e humbet edhe shijen (për bukën a për ndonjë send tjetër ushqimor); thahet nga etja, nga zjarrmia etj. (për gojën, buzët). Është eshkosur buka. Iu eshkosën buzët.

2. fig. Humbet njomësinë e gjallërinë, humbet aftësitë krijuese, fishket.