ESHTËR f.

1. Secila nga pjesët e forta e të ngurta që formojnë skeletin e trupit të njeriut dhe të kërbishtoreve të tjerë; kockë. Eshtra e dorës. Eshtrat e gjymtyrëve. Theu eshtrën.

2. vet. Mbeturinat e skeletit të një njeriu të varrosur prej kohësh, kockat. I prehen eshtrat. Ia sollëm eshtrat në atdhe. S'dihet ku i ranë eshtrat.

3. vet. krahin. Dhëmbët dhe dhëmballët. Eshtrat e gojës. Heq eshtrat.