esnaf
ESNAF m. hist.
1. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, që bashkoheshin sipas profesionit; shoqatë a bashkim tregtarësh që tregtonin një lloj malli. Esnafet e zejtarëve (e endësve, e farkëtarëve). Esnafet e tregtarëve.
2. ~Ë, ~ËT. Zejtari a tregtari që bënte pjesë në një shoqatë a bashkim të tillë.
ESNAF mb. bised.
1. I drejtë e i ndershëm; fisnik. Burrë esnaf. Familje esnafe. Është esnaf.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Esnafi po esnaf mbetet. Ke të bësh me një esnaf.