ESTETIK mb.

1. filoz. Që ka të bëjë me estetikën, që i përket estetikës, i estetikës. Teori (pikëpamje) estetike. Kategori estetike. Mendim (gjykim) estetik. Kërkesa estetike.

2. Që lidhet me ndjenjën e së bukurës; që i përket së bukurës; që lind a që ngjallet nga e bukura në art e në jetë; plot me shije, artistik, i bukur. Edukatë estetike. Ndjenja estetike. Shije estetike. Kënaqësi estetike. Vlerë estetike. Paraqitje estetike. Në mënyrë estetike.