ESTETIKË f.

1. filoz. Shkenca që studion të bukurën në natyrë e në jetën shoqërore, ligjet e përgjithshme të krijimtarisë artistike e të përvetësimit estetik të realitetit dhe përmbajtjen, rrugët e format e edukimit estetik; shkenca që studion të bukurën si shprehje të ideologjisë së një klase të caktuar. Estetika marksiste.

2. Tërësia e pikëpamjeve që ka një krijues i veprave artistike a një dijetar për artin në përgjithësi ose për një lloj të veçantë arti. Estetika e Naim Frashërit (e De Radës).

3. bised. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri,

4. libr. Ana e jashtme artistike e diçkaje, bukuri, hijeshi; tiparet e veçoritë estetike. Estetika e punës. Estetika e veshjes.