ESTRADË f.

1. Gjini e vogël e artit skenik me skeçe, parodi, këngë, numra akrobatikë etj.; shfaqje argëtuese me këto pjesë, nëpërmjet të cilave goditen zakonisht të metat e dobësitë në punë e në jetë. Teatri i estradës. Shfaqje estrade. Numër estrade. Aktor (këngëtar) estrade.

2. Trupa që merret me këtë lloj arti; ndërtesa ku jep shfaqje kjo trupë. Estradë profesioniste (amatore). Estrada e ushtarit. Salla e estradës. Punoj në estradë.

3. Dysheme e ngritur disa këmbë shkalle më lart në një shesh, ku jepen shfaqje të ndryshme para popullit, ku qëndron recituesi a folësi etj.; podium. Ngjitem në estradë. Zbres nga estrada.