ETAPË f.

1. Periudhë kohe si pjesë e një procesi të gjatë, e cila ka disa veçori të caktuara dalluese. Etapë e re (e rëndësishme, historike). Etapa e parë (e fundit). Etapa e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste. Etapa e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe. Etapa e ngritjet (e rënies). Nga një etapë në tjetrën.

2. sport. Pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare nga çiklistët etj. Etapa e parë (e fundit).