ETER I m. kim.

Lëng i pangjyrë, i djegshëm, shumë i avullueshëm e me një erë të mprehtë i cili përftohet nga bashkimi i alkooleve në mjedis acidi dhe përdoret kryesisht në mjekësi, në parfumeri e në teknikë. Eteret e thjeshta (e përbëra). Thith eter.


ETER II m. libr.

1. Sipas mitologjisë së grekëve të lashtë pjesa më e pastër e më e tejdukshme e ajrit në shtresat më të larta të atmosferës.

2. poet. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore. Zëri përhapej në eter.

3. fiz. Lëndë që sipas parafytyrimeve të kohës së lashtë ishte e pakapshme e lëvizte lirisht. dhe zinte gjithë hapësirën mbi atmosferë një lëndë e tillë, pa peshë që mendohej se mbushte hapësirat ndërmjet grimcave dhe ishte përçues i dritës dhe elektricitetit.